Në prag të ndeshjes miqësore që Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 18:00 kundër Gjibraltarit, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka shtruar drekë zyrtare për delegacionin tre anëtarësh të Federatës së Futbollit të Gjibraltarit, në krye me sekretarin e përgjithshëm, Dennis Beiso, zv/sekretarin Ivan Robba dhe drejtorin e financave, Charles Robba, e ku ishin të pranishëm edhe nënkryetari Bakir Burri dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.
Gjatë kësaj dreke presidenti Ademi iu dëshiroj mirëseardhje delegacionit nga Gjibraltari dhe i njoftoi ata për progresin që ka bërë FFK-ja pas anëtarësimit në UEFA e FIFA. Ademi rikujtoi se ashtu sikurse Gjibraltari edhe Kosova pati rrugë të vështirë deri në thyerjen e izolimit dhe tashmë të gjithë janë bindur se Kosova e ka merituar qysh moti të jetë pjesë e dy institucioneve kryesore të futbollit, pasi është shndërruar në storie të suksesit. Të dyja palët u dakorduan që në të ardhmen të kenë bashkëpunim edhe më të ngushtë dhe si dy federata të vogla ta ndihmojnë njëra – tjetrën në zhvillimin e futbollit në vendet e tyre.
Në fund të drekës të dyja palët uruan që ndeshja e sotme të kalojë në frymë të korrektësisë maksimale dhe të kalojë pa lëndime të futbollistëve, derisa si zakonisht u shkëmbyen edhe dhurata.

Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...