Trajneri i Kosovës U-21, Rafet Prekazi, ka insistuar se përballja e së martës me Shqipërinë është si çdo ndeshje tjetër dhe se “Dardanët” shkojnë atje me përgjegjësi të madhe dhe me krenari për shtetin e tyre.
Ekipi kombëtar U-21 i Kosovës do të përballet me Shqipërinë U-21 të martën, më 15 tetor, në orën 19:00 në “Elbasan Arena”, në kuadër të Grupit C kualifikues për Kampionatin Evropian, raporton Gazeta Express.
Përkundër që kjo ndeshje mund të jetë më e veçantë për shumë tifozë për shkak të simbolikës së saj, trajneri Prekazi insiston se kjo është një ndeshje si çdo tjetër.
“Këta djem e kanë dëshmuar se e japin maksimumin çdo herë për Kosovën dhe, fundi i fundit, kanë treguar lojë të fuqishme që i pëlqen popullit të Kosovës. Sa i përket ndeshjes me Shqipërinë, është ndeshja e radhës, sikur edhe ndeshjet e tjera”, ka thënë Prekazi në konferencën për shtyp.
“Sa i përket lëndimeve, edhe ne i kemi problemet tona. Për mua personalisht, dhe për çdo njeri normal që është i njohur me futbollin, e di se futbolli modern është agresiv dhe me futbollin agresic janë të mundshme edhe këto lëndime”.
“Sido që të jetë, sikur edhe në çdo ndeshje tjetër, dihet motoja e Kosovës, Dardanëve e lojtarëve… do të shkojmë të luajmë me moton “Me krenari për këtë shtet dhe me përgjegjësi të madhe””.
Momentalisht, Kosova radhitet e dyta në Grupin C – me gjashtë pikë, baras me liderin Austrinë, të grumbulluara nga tri ndeshjet e para. Ndërsa, Shqipëria, radhitet e pesta me dy pikë të fituara nga katër ndeshjet e para.
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...
“Investimet e huaja nuk shkatërrojnë mjedisin”, Rama: Ato nu...
Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...
Izraeli kryen sulme të reja në Tiro, urdhër evakuimi për ban...
Real Madrid dhe Barcelona në garë për Julián Álvarez