Granit Xhaka e pranon se lojtarët e Arsenalit ishin të gjithë të heshtur pas finales tronditëse në Evropa Ligë të humbuar ndaj Chelseas.
Xhaka ka folur rreth asaj se si reaguan lojtarët kur pësuan një disfatë mjaftë zhgënjyese ndaj rivalit të tyre në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
“Ai [trajneri Unai Emery], lojtarët, askush nuk fliste në dhomën e zhveshjes”, ka zbuluar fillimisht futbollisti kosovar.
Kur është pyetur pse Emery qëndroi i qetë, Xhaka shtoi: “Nuk e di. Ishte i zhgënjyer sigurisht”
“Mendoj se ne e dimë se si kemi luajtur. Ne e dimë se kemi humbur lojën. Nuk është për të gjuajtur. Nuk është as për të hedhur poshtë të gjitha nëse ne humbim”
“Ju mund të thoni gjithçka tani, por nuk është koha për të shpjeguar pse dhe çfarë ndodhi. Mendoj se ishte një shans e madhe për ne dhe ne nuk e shfrytëzuam atë”, përfundoi Xhaka./arbresh.info/
Kurti uron Pashkët Ortodokse: Besim e mirësi në çdo shtëpi
Shpërndanin lëndë narkotike tek adoleshentët, arrestohet 17-...
Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar
Vjedhje në një shtëpi në Ferizaj, hajnat marrin para dhe sto...
Gazetarë nga Kosova e Shqipëria letër BE-së dhe SHBA-së për ...
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100...