Xherdan Shaqiri është përfundimisht lojtar i Liverpoolit.
Ylli kosovar ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare te klubi në Anfield të premten e javës së kaluar, shkruan portali arbresh.info.

Shaqiri finalizoi transferimin e tij për një tarifë prej 13 milionë funta nga Stoke City te finalisti i sezonit të fundit në Ligë të Kampionëve pasi trajneri Jurgen Klopp aktivizoi klauzolën e tij të blerjes.
Anësori 26-vjeçar u prezantua zyrtarisht mbrëmjen e së premtes nga Liverpooli si përforcimi i tretë i skuadrës.
Që nga nisja nga hoteli në mëngjes e deri te takimi me trajnerin gjerman, më poshtë mund t’i shikoni prapaskenat e ditës së parë nga reprezentuesi i Zvicrës në Liverpool./arbresh.info/
Mulhaxha-Kollçaku: Nuk kemi ende asnjë nënshkrim për kandida...
Haradinaj: Plagët e luftës nuk mbyllen pa u zbardhur fati i ...
Vrasja e çiftit në Lezhë, Policia identifikon të dyshuarit
Kurti kërkon presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për të pagjet...
Mbi 1 milion euro për Komitetin Olimpik të Kosovës
Rama: Nisin procedurat për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të...