Mbrojtësi i Crystal Palace, Marc Guehi dështoi të transferohet tek Liverpooli në momentet e fundit të merkatos, edhe pse gjithçka ishte e kryer.
Guehi kishte kryer testet mjekësore te Liverpool dhe ishte shumë pranë nënshkrimit, por marrëveshja u anulua në minutat e fundit, shkruan Arbresh.info.
POR SI NDODHI E GJITHË KJO BRENDA DISA MINUTAVE?
Trajneri i Crystal Palace, Oliver Glasner, ka kërcënuar se do të japë dorëheqjen nëse Marc Guehi largohej drejt Liverpoolit pa një zëvendësues të nivelit të lartë zbulon Fabrizio Romano.
Palace reagoi shpejtë dhe gjeti zëvendësimin e Guehit, brazilianin Igor Julion.
Ani pse braziliani kreu testet mjekësore tek Palace dhe u pa si zëvendësim për Guehi, situata u komplikua në momentet e fundit.
Igor në fund të merkatos u trasnferua tek Ëest Ham, duke i dhënë kahje tjetër edhe transferimit të Guehit tek Liverpooli.
Kështu trajneri Glasner i bëri të qartë drejtuesve të klubit se do të jepte dorëheqjen nëse pranonin shitjen e Guehi pa një afrimit të ri.
Tashmë Guehi është i zhgënjyer pasi dëshironte kalimin te Liverpool dhe nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën, duke e lënë klubin si lojtar i lirë në vitin 2026.
Kujtojmë se kontrata e tij skadon me 30 qershor të vitit 2026./Arbresh.info
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...