Portugalia ka arritur të shënoj fitore me rikthim në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Gjermanisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Portugezët fituan me rezultat 2-1, teksa gjermanët ishin në avantazh, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht pjesa e parë u mbyll pa gola. Mirëpo vetëm tre minuta pas nisjes së etapës së dytë, shënoi Florian Ëirtz, pas një asistimi të bukur nga Joshua Kimmich.
Pas këtij goli të pranuar, selektori Martinez bëri disa ndryshime që në fund dolën të qëlluara.
I inkuadruari në lojë, Francisco Conceicao barazoi rezultatin në minutën e 63-të, vetëm pesë minuta pasi hyri në lojë.
Kurse pas pesë minutash, Cristiano Ronaldo shënoi për 1-2, pas një asistimi nga Nuno Mendes.
Deri në fund dy kombëtaren patën mundësitë e veta, por nuk arritën të shënojnë. Portugalia ka mundur t’i jap fund ndeshjes mëherët por dy super goditje të Diogo Jotas, i priti Marc-Andre ter Stegen.
Pas kësaj fitore, Portugalia në finale do ta presë fituesin e ndeshjes Francë – Spanjë, e cila zhvillohet nesër./Arbresh.info
E kryer, Maresca do të jetë pasuesi i Guardiolës tek Man Cit...
MABCO akuzon Valon Ademin për “vetëgjyqësi kriminale” në Aer...
Joao Pedro reagon pasi nuk u ftua nga Ancelotti në Kupën e B...
KQZ-ja shtyp fletëvotimet me procedurë të përshpejtuar, jep ...
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...
Katër të vdekur në aksidente trafiku për 24 orë