Ish-lojtari i Barcelonës, Luuk De Jong është prezantuar si përforcimi surprizë i gjigantit portugez Porto.
Porto kishte rezervuar një surprizë gjatë prezantimit të skuadrës për edicionin e ri. Luuk de Jong u shpall zyrtarisht si lojtari më i ri i ‘Dragojve’, duke marrë fanellën me numrin 26, vetëm pak minuta para ndeshjes miqësore kundër Atletico Madridit.
Sulmuesi holandez erdhi nga PSV Eindhoven, ku kaloi tre sezonet e fundit pas rikthimit nga Barcelona.
Në sezonin 2024/2025, De Jong realizoi 18 gola në 47 ndeshje. Një vit më parë, ai ishte golashënuesi më i mirë i Eredivisie me 29 gola, çmim që e ndau me sulmuesin aktual të Benficas, Vangelis Pavlidis.
Me PSV-në, De Jong fitoi dy tituj radhazi në Eredivisie, ku mbante edhe shiritin e kapitenit, dhe u largua si lojtar i lirë në fillim të kësaj vere.
Ai ishte përfolur për një transferim në kampionatin saudit dhe te skuadra italiane Fiorentina, por në fund zgjodhi Porton, tani e drejtuar nga ish-trajneri i Ajaxit, Francesco Farioli.
Me këtë transferim, De Jong shton konkurrencën në repartin ofensiv të Portos, ku aktualisht janë talenti spanjoll Samu dhe sulmuesi i ri turk, Deniz Gul.
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...