Portieri i Kilit, Johnny Herrera, e kritikoi ashpër Lionel Messin, pasi ylli i Argjentinës pretendoi se Kupa e Amerikës ishte e korruptuar, pas disfatës së skuadrës së tij ndaj Brazilit në gjysmëfinale dhe fitores ndaj Kilit për garën për vendin e tretë.
Lionel Messi e goditi CONMEBOL-in (ekuivalente me UEFA-n, shtëpia e futbollit në Amerikën e Jugut), dhe të gjithë Kupën e Amerikës pas disfatës në gjysmëfinale dhe pastaj sërish pasi Argjentina e zuri vendin e tretë të garës në ndeshjen kundër Kilit, në të cilën ylli i Barcelonës u ndëshkua me karton të kuq.
Messi sugjeroi se gjyqtarët e kishin favorizuar skuadrën e Brazilit, që ishte edhe nikoqire e turneut, gjatë gjithë turneut.
Sulmuesi argjentinas ishte veçanërisht kritik ndaj gjyqtarit Roddy Zambranos dhe VAR-it pas gjysmëfinales kundër Brazilit, duke i kritikuar ata për vendimin për të mos ia akorduar një penallti Sergio Agueros.
Ai ishte sërish kritik pasi u ndëshkua me karton të kuq në përballjen për vendin e tretë të Kupës së Amerikës, pasi që Messi u ndëshkua për një konfrontim me mesfushorin e Kilit, Gary Medel, në të cilin argjentinasi nuk ishte fajtor.
“Si guxon dhe flet për arbitra, duke ditur se si kanë fituar dy Botërorët: njërin nën diktaturë, ndërsa tjetrin me gol me dorë. Tani që humbi shkon dhe ankohet…”, deklaroi portieri i Kilit.
Pretendimet e Messit u kritikuan ashpër edhe nga CONMEBOL-i, që i konsideroi deklaratat e Messit të papranueshme pasi që sulmuesi foli për korrupsion dhe mungesë respekti dhe nuk pranoi ta marrë medaljen e bronztë të turneut për shkak të këtyre incidenteve. /
Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...