Juventusi nuk arriti as në këtë janar transferimit e Paul Pogbas nga Manchester United.
Zonja e Vjetër tentoi edhe në verën e kaluar që ta transferonte mesfushorin francez, por nuk ia doli mbanë.
Calciomercato raporton se fituesi i Kupës së Botës është bërë prioritet i skuadrës italiane për afatin kalimtar të kësaj vere.
Mesfushori qëndroi në Old Trafford edhe në këtë afat, mirëpo duket se në afatin e ardhshëm do të largohet përfundimisht nga Liga Premier.
Unitedi e transferoi Bruno Fernandesin nga Sporting Lisbona pak ditë më parë, ndërsa thuhet se Pogba do të jetë i lirë të largohet nga ta.
Francezi ishte larguar nga Juventusi në vitin 2016 për shumën rekorde 105 milionë euro, për t’u rikthyer te skuadra angleze që e kishte lëshuar pas asnjë cent te torinezët. /Telegrafi/
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses