Organizatorët e Premier Ligës ishin pëgatitur për gjithçka në rast se në javën e fundit festa e titullit dp të ishte për Liverpoolin, por podiumi i fituesve dhe aksesorët e tjerë që ishin gati për t’u vendosur në fushën e “Anfield” shkuan për mbeturina.
Skuadra e drejtuare nga Jurgen Klopp e bëri detyrën e saj, por të njëjtën gjë bëri edhe Manchester City, madje me një fitore të thellë ndaj Brightonit.
Podiumi dhe trofetë u bënë gati në “Anfield” dhe në stadiumin AMEX në Brighton, por u përdorën vetëm në një impiant.
Trofeu i vërtetë u vendos në AMEX, ndërsa një kopje në “Anfield” nëse do të ndodhte surpriza.
Në sezonet e mëparshme, kur titulli është vendosur në raundin përfundimtar të ndeshjeve, një helikopter ka qenë në gatishmëri për të transportuar shpejt trofeun nga një stadium në tjetrin, por këtë herë u gjet një zgjidhje më praktike.
Liverpooli tani i kushton vëmendje finales së Ligës së Kampionëve përballë Tottenhamit në “Wanda Metropolitano”, në Madrid, më 1 qershor.
Lufta në Iran, Pentagoni: Rreth 140 ushtarë amerikanë të pla...
‘Krabeni’ e ‘Makazze’ me ekipet e tyre sigurojnë play-offin ...
Kusari: Nuk ka krizë me derivate në Kosovë, furnizimi stabil...
MMPH nis procesin për heqjen e pengesave në lumenjtë e Kosov...
Galatasaray në epërsi pas pjesës së parë ndaj Liverpoolit
Konjufca merr mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për aspir...