Google ADS

Pochettino tregon pengun e madh që ka në Angli: E dua më shumë se çdo gjë

14:10 | 24 Janar 2024
KRG

Chelsea ka arritur në finale të Kupës së Ligës pas fitores ndaj Middelsborough në ndeshjen e kthimit me rezultat të thellë 6-1.

Londinezët në finalen e madhe do të takohen me fituesin e duelit Fulham – Liverpool (1-2), me The Reds që shihen si favorit për të kaluar në finalen e Wembleyt.

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino ka mbetur shumë i kënaqur me arritjen në finale, derisa ka thënë se është i dëshpëruar për të fituar një trofe në Angli.

“Unë jam i dëshpëruar për të fituar një trofe këtu. Në një vit e gjysmë fitova tre trofe te Paris Saint-Germain dhe sigurisht që dua të fitoj edhe këtu”.

“Ishte një ndeshje e rëndësishme për ne dhe kjo finale është shumë domethënëse. Këtë vit ne nuk ishim në Evropë dhe objektivi primar ishte që në Shkurt të zbarkonim në Wembley dhe ia dolëm”.

“Kemi ndërtuar një skuadër pothuajse nga “zero”, por Chelsea është një klub me mentalitet fituesi dhe atmosfera është e mrekullueshme. Tashmë do të fokusohemi te ndeshjet e radhës dhe natyrisht kur të vij momenti do të zbresim në Wembley vetëm për të fituar”, deklaroi trajneri argjentinas.

Përveç EFL Cup, Chelsea është në garë edhe për Kupën FA, ku në 1/16 e finales përballet me Aston Villën në Stamford Bridges. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme