Mauricio Pochettino ishte kritik ndaj Kylian Mbappes në konferencën e tij të parë për shtyp pas ndeshjes, tani si trajner i Paris Saint-Germain.
Argjentinasi e nisi me barazim aventurën e tij te PSG ndaj Saint-Etienne në Ligue 1.
“Unë jam i kënaqur me paraqitjen e tij natyrisht, por ai ka nevojë të përmirësohet”.
“Jam i sigurt që ai dëshiron të shënojë dhe të luajë më mirë dhe të fitojë ndeshje. Me siguri ai është i zhgënjyer”.
“Të gjithë lojtarët duhet të përmirësohen dhe ekipi duhet të përmirësohet”, ka thënë Pochettino.
Pochettino gjithashtu deklaroi lumturinë e tij për kthimin si trajner, por tani në rrethana të çuditshme.
“Jam i lumtur që jam kthyer pas 14 muajsh. Por ndihet e çuditshme, pasi hera e fundit që isha trajner ishin 62,000 njerëz në stadium”, ka thënë argjentinasi.
Trump: Netanyahu do të pranojë marrëveshjen me Iranin
Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti...
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...
Ditë e ngrohtë vere, temperaturat deri në 28°C