Tifogrupi i Prishtinës, “Plisat” kanë dalur në mbështetje të protestës për nderimin e luftës çlirimtare.
“Plisat” i kanë bërë thirrje gjithë shqiptarëve që me 17 shkurt në orën 14:00 të dalin në Sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë për të kërkuar drejtësi për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.
“Më 17 shkurt, dalim në sheshin Skënderbeu për të kërkuar drejtësi. Ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen padrejtësisht në Hagë. Ata që luftuan për lirinë tonë sot po përballen me padrejtësi, ndërsa krimet ndaj popullit shqiptar mbeten të pandëshkuara.”
“Plisat i bashkohen zërit qytetar për drejtësi, për nderimin e luftës çlirimtare dhe për mbrojtjen e historisë sonë. Heshtja nuk është opsion kur po gjykohet lufta për liri. Protesta do të zhvillohet në Shesin “Skënderbeu”, në Prishtinë me 17 Shkurt në ora 14:00. Drejtësia nuk negociohet”, shkruhet në njoftim./Arbresh.info
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës