Kombëtarja e Kosovës në boks përsëri po ballafaqohet me probleme për pjesëmarrjen në kampionate botërore nga shtetet të cilat nuk e njohin shtetin tonë.
Federata e boksit qysh nga muaji janar ka dorëzuar dokumentacionin e kompletuar për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror i cili do të mbahet nga data 14-26 Mars 2023 në New Dehli-Indi.
Edhe pse Komiteti Olimpik i Indisë dhe Federata e Boksit e Indisë fajin ja hedhin Qeverisë Indiane gjegjësisht Ministrisë së Punëve te Jashtme te Indisë për mos pajisjen me viza për Kombëtaren e Kosovës në Boks.
Përveç FBOXK-it në këtë proces për pajisjen me viza për sportistët tanë kanë qenë të angazhuara Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, shkruan lajmi.net.
Edhe pse nesër më 13 Mars ekipi i Kosovës ka qenë e paraparë të udhëtojë, deri më sot nuk ka përgjigje pozitive .
Kosova në këtë kampionat botëror ka qenë e paraparë të përfaqësohet me boksierën, medalisten botërore Donjeta Sadiku.
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...