Miralem Pjanic është larguar nga Barcelona pas një viti qëndrim në Camp Nou.
Në fakt ka qenë një vit i tmerrshëm për boshnjakun, që nuk arriti të lë gjurmë te Barcelona.
Pasi dështoi largimi i tij nga Barcelona në drejtim të Juventusit, tani në shtator ka ardhur oferta e re për boshnjakun.
Është kampioni në fuqi i Turqisë, Besiktas që e ka marrë në huazim një vjeçar mesfushorin.
Sipas asaj që ka njoftuar Besiktas, ata do t’ia paguajnë 30 për qind pagën lojtarit apo 2,75 milionë euro derisa pjesën tjetër Barcelona.
Boshnjaku ishte i lidhur me një rikthim në Itali, ku skuadra si Juventusi, Roma, Napoli dhe Fiorentina e donin, por në fund ai nuk i bindi plotësisht ata që ta merrnin atë.

Mbi 1 milion euro për Komitetin Olimpik të Kosovës
Rama: Nisin procedurat për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të...
Seanca e Kuvendit shtyhet për në orën 13:00 për shkak të hom...
Qytetarja në Mejë i drejtohet Osmanit: Luaneshë, Ibrahim Rug...
Kryeministri Kurti nderon të zhdukurit me dhunë gjatë luftës
Kurti asnjë fjalë për presidentin – nesër përfundon af...