Sipas Gerard Piques, Cristiano Ronaldo është favorit për të fituar Topin e Artë, por Lionel Messi gjithmonë do të jetë lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.
Derisa Cristiano Ronaldo fitoi Ligën e Kampionëve dhe titullin në La Liga sezonin e kaluar me Real Madridin, Messi dhe Barcelona fituan vetëm Kupën e Mbretit në edicionin zhgënjyes bazuar në standardet e tyre, transmeton portali arbresh.info.
“Cristiano Ronaldo ka fituar Ligën e Kampionëve dhe La Ligën”, tha fillimisht mbrojtësi qendror. “Prandaj, ai është favorit”

“Lionel Messi ende konsiderohet si lojtari më i mirë në histori, megjithëse, nga atëherë e deri më sot ka edhe opsione të tjera”
Ndërkohë, mbrojtësi spanjoll ka hedhur poshtë rivalitetin e tij me kolegun në skuadrën kombëtare Sergio Ramos duke thënë që ata vetëm nderojnë klubet e tyre.
“Rivaliteti ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës është shumë i madh. Ramos mbron Real Madridin ashtu siç e mbrojë unë Barcelonën. Kur përballemi, ne përpiqemi për të mbrojtur ngjyrat tona dhe kur luajmë në skuadrën kombëtare, ne luftojmë së bashku”, shtoi Pique./arbresh.info
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...