Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, beson se bashkëlojtari i tij, Lionel Messi, do të qëndrojë tek Barca pavarësisht zërave për largimin e tij.
Kontrata e agjentinasit skadon në qershor 2021, i cili deshi të largohej këtë sezon por që transferi u bllokua nga Josep Bartomeu, Presidenti i Barcelonës.
Bartomeu nuk është më President, pasi që dha dorëheqje pas reagimeve të tifozëve dhe gatishmërisë së bordit për ta shkarkuar atë.
Trajneri Ronald Koeman ka thënë se Messi është zemra e skuadrës dhe se nuk dëshiron largimin e tij, duke munduar të rikthejë qetësinë në kampin katalanas.
I fundit ishte edhe Pique, i cili në intervistë për “ESPN” tha: “Natyrisht, shpresoj të qëndrojë. Është vendim personal për Leon dhe do të presim e të shohim çfarë do të ndodhë. Për sa gjatë të veshë fanellën e Barcelonës, ka shpresë, shpresoj ta bindim të rrijë edhe disa vite tjera”, deklaroi Pique.
Messi pritet të rikthehet në fushë pasi që mungoi ndeshjen e kaluar, ku u pushua nga Koeman, ndërsa Pique është ende i lënduar./botasot/
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...
Kredia 90 miliardëshe për Ukrainën, BE-ja optimiste për vend...
Kombëtarja e Kosovës tek vajzat me ngritje historike në rang...
Deputetja Ymeri kritikon rritjen e çmimit të energjisë elekt...
Tahiri kërkon ulje të tarifave të rrymës: Pas zgjedhjeve çmi...
E pazakontë: Hajnat vjedhin eshtrat e gruas që vdiq 17 vjet ...