Gerard Pique ka shpjeguar se është e natyrshme që vendimet e gjyqtarëve të La Ligas të jenë në favor të Real Madrid.
Qendërmbrojtësi i Barcelonës, i cili po mungon që një kohë të gjatë ka rikujtuar kohën kur një gjyqtar spanjoll kishte thënë: “90 për qind e gjyqtarëve në Spanjë, janë tifozë të Real Madrid”.
“Një ish-gjyqtar e kishte thënë këtë. Si është e mundur që ata të mos marrin vendime pozitive karshi Real Madrid?”, ka thënë Pique.
Ish-reprezentuesi spanjoll gjithashtu thotë se respekton vendimet e gjyqtarëve dhe beson se ka profesionalizëm, mirëpo gjithnjë duke thënë se vendimmarrja është kontraverse.
Veterani i Barcës me sa duket i referohet pretendimit të fundit të Iturralde Gonzalez se ‘90% e gjyqtarëve mbështesin Real Madrid ndërsa 10% e mbetur mbështesin Barca.
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...
Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet
Dy protesta të planifikuara të shtunën në Vlorë dhe Tiranë k...
Stërvitje intensive e karabinierëve të KFOR-it në Kosovë
Bayern Munich shpreh interesim serioz për transferimin e yll...