Trajneri i Milanit, Stefano Piolo ka thënë se fitorja kundër Interit në Derby della Madonnina do të jetë një “provim i rëndësishëm dhe i vështirë”, derisa ka konfirmuar që Zlatan Ibrahimovic “është gati për këtë ndeshje”
Derbi i parë i Milanit këtë sezon është para ne dhe të dy skuadrat e kanë filluar sezonin mirë, por Pioli ka theksuar që kuqezinjtë ende janë duke u zhvilluar dhe çdo përballje është “provim” në çdo javë i skuadrës.
“Milan ka identitetin e vet dhe mënyrën e vetë të lojës, në mënyrën tonë të punës provimet nuk përfundojnë kurrë”, ka thënë Pioli gjatë konferencës për shtyp.
“Ky është një provim i rëndësishëm dhe i vështirë. Kam shumë pak kohë para vetës por e njëjta gjë ndodh edhe për kundërshtarët tonë”.
“Udhëtimi i jonë ka filluar para një viti dhe ne ende po përmirësohemi por kemi respekt për kundërshtarët, të cilët këtë vit thuhet se mund ta fitojnë kampionatin”.
“Ne hymë në fushë me besimin e plotë”.
Milan ka fituar të tria ndeshjet në sezonin e ri në Serie A dhe ata besojnë se një ndeshje e madhe i pret para, por Pioli ka theksuar se edhe Inter është në të njëjtën ecuri.
“Kam shpresuar që të arrijë në derbi me tri fitore radhazi dhe të arrijë në Europa Ligë. Ne jemi këtu dhe deri tani ia kemi dalur mirë me kundërshtarët. Fitorja kundër Interit do të na ngritë moralin edhe më shumë, por ne të gjitha ndeshjet i marrim seriozisht”, ka thënë ai. /GazetaExpress/
Aktakuzë për vrasje të rëndë në tentativë ndaj një personi
Shembja e gurëve në rrugën Pejë-Rugovë, policia apelon te qy...
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për sulmin terrorist në...
Goditet nga vetura një këmbësor në Zubin Potok
Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, disa ...
IKD mirëpret futjen në rend të ditës së certifikimit të rezu...