Liverpooli ka zhvilluar dje (e mërkurë) bisedimet me Barcelonën rreth finalizimit të marrëveshjes për transferimin e Philippe Coutinho në Camp Nou.
Bazuar në ‘Yahoo Sport’, ata janë të gatshëm të shesin yllin e tyre vetëm nëse Barcelona është e përgatitur për të paguar tarifën e kërkuar për shërbimet e tij, transmeton portali arbresh.info. Gjiganti në Premierë Ligë raportohet se dëshiron t’i shtrohet një ofertë prej 150 milionë euro për brazilianin.
25-vjeçari ka qenë i lidhur me transferimin te lideri në La Liga gjatë gjithë verës. Por, Liverpooli refuzoi shumë oferta edhe pse mesfushori kreativ shtroi kërkesë për transferim.
Pavarësisht spekulime rreth të ardhmes së tij, Coutinho është përshtatur mirë në skuadrën e Jurgen Kloppit dhe ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon duke shënuar 12 gola dhe duke krijuar nëntë asistime.
Megjithatë, mungesa në ndeshjen e së hënës kundër Burnleyt ka ngjallur edhe më shumë thashetheme dhe tashmë besohet që Coutinho ka zhvilluar ndeshjen e fundit për klubin në Anfield./arbresh.info/
Kurti bëri homazhe te varret e heronjve të kombit Ilir Konus...
Nuk mori pjesë në Këshillin e Përgjithshëm të partisë, dekla...
141 aksidente, mbi 5 mijë gjoba trafiku gjatë prillit në raj...
Messi: Neymar e meriton të jetë në Kupën e Botës 2026
Erdogan: Evropa pa Turqinë është e paplotë dhe e cenueshme
Abdixhiku: U bëmë bashkë, nesër, Vjosa dhe unë ju presim në ...