Mesfushori i Barcelonës, Philippe Coutinho ka nisur kontakte përsëri me Arsenal-in pasi refuzoi një ofertë të tyre para disa muajve.
Sipas Sport, Coutinho ka ndryshuar mendje dhe ka informuar “Topçinjtë” se është i hapur për transferimin dhe ka nevojë për më shumë kohë të mendojë, transmeton portali arbresh.info.
Që prej kohës kur u largua nga Liverpool-i, braziliani ka dështuar të gjejë formën dhe shpreson të këndellet me rikthimin në Premierë Ligë.

Arsenal-i nga ana tjetër është i interesuar për lojtarin, ngase është në dijeni për formën e lojtarit sa ishte te “Reds”.
Thuhet se Arsenal-i synon ta shesë Mesut Ozil dhe me ato para të realizojë transferimin e Coutinho-s.
Sidoqoftë, braziliani nuk largohet nga Bayern Munich pa përfunduar Liga e Kampionëve në gusht./arbresh.info.
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...