Phil Jones do të ketë shans për të luftuar për pozitë nën udhëheqjen e Jose Mourinhos.
E ardhmja e qendërmbrojtësit të Manchester United ishte nën kërcënim pas arritjes së Victor Lindelof për 31 milionë funta nga Benfica në fillim të këtij muaji, transmeton portali arbresh.info. Por, 25-vjeçari është ende pjesë e planeve të Jose Mourinhos dhe do të jetë pjesë e skuadrës në Amerikë për ndeshjet para sezonale të skuadrës.
Mourinho i ofroi mundësinë ish lojtarit të Blackburn Rovers për të startuar në vetëm 18 ndeshje në Premierë Ligë për shkak të lëndimeve gjatë sezonit të kaluar.
Lexo edhe: Cristiano Ronaldo shkruan historinë me golin e fundit (VIDEO)
Sidoqoftë, aftësia e Jones për të luajtur edhe si një mbrojtës i krahut të djathtë është diçka që Mourinho dëshiron ta shfrytëzoj edhe sezonin e ardhshëm.
Erick Bailly vazhdon të jetë përzgjedhja e tij e parë në qendër të mbrojtjes, por Lindelouf do të marrë kohë deri të përshtatet në Angli pas transferimit nga liga e Portugalisë./arbresh.info
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin
Olise shkëlqen me hattrick, Franca e fiton miqësoren e fundi...
Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3
Nëntë shtete të BE-së kundërshtojnë objektivat e reja për au...
Shërbimet shëndetësore përkeqësohen kur infermierët janë të ...
Ronaldo apo Messi? – Mbappe jep parashikimin e tij se ...