Gjyqtari i Premier League, David Coote është shkarkuar nga detyra e tij dhe tashmë është kjo konfirmuar zyrtarisht nga Premier League.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë PGMOL, ku kanë lëshuar një deklaratë lidhur me gjyqtarin Coote, shkruan Arbresh.info.
“Pas përfundimit të një hetimi të plotë mbi sjelljen e David Coote, punësimi i tij me PGMOL është ndërprerë sot me efekt të menjëhershëm”.
“Veprimet e David Coote u konstatuan se ishin në shkelje të rëndë të dispozitave të kontratës së tij të punës, me pozicionin e tij që u konsiderua i paqëndrueshëm. Mbështetja e David Coote vazhdon të jetë e rëndësishme për ne dhe ne mbetemi të përkushtuar për mirëqenien e tij. David Coote ka të drejtë të apelojë vendimin për përfundimin e punës së tij”, shkruhet ndër të tjera.
𝗦𝘁𝗮𝘁𝗲𝗺𝗲𝗻𝘁 – 𝗗𝗮𝘃𝗶𝗱 𝗖𝗼𝗼𝘁𝗲
Following the conclusion of a thorough investigation into David Coote’s conduct, his employment with PGMOL has been terminated today with immediate effect.
David Coote’s actions were found to be in serious breach of the provisions of…
— PGMOL (@FA_PGMOL) December 9, 2024
Këtij gjyqtari iu publikuan disa video ku ndëgjohet duke fyer rëndë ish-trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp si dhe klubin e “The Reds”./Arbresh.info
21 Janari, Veliaj: Thirrje për drejtësi e llogaridhënie
Ushtarët italianë të KFOR-it me stërvitje intensive për kont...
DW: Super të pasurit po pasurohen edhe më shumë
Përfshihet nga zjarri fabrika e plastikës në Rahovec, nuk ka...
LVV sot mban tubim me gra në Besianë
Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë pas një dite të gjatë