Petrit Drenica është rizgjedhur Drejtor i Përfaqësueses së Kosovës në pingpong për një mandat 4-vjeçar, pas vendimit të marrë nga Bordi Ekzekutiv i Federatës së Pingpongut të Kosovës (FPPK) më datë 18 mars 2024.
U lind më 23 tetor 1988 në Mitrovicë, jeton dhe vepron në Vushtrri. Ka një formim të gjerë akademik dhe profesional. Ai ka përfunduar Fakultetin e Menaxhmentit dhe Ekonomiks, si dhe ka marrë certifikimin ITTF Level I nga Federata Ndërkombëtare e Pingpongut.
Petrit Drenica ka një karrierë të suksesshme si trajner dhe udhëheqës i pingpongut në Kosovë. Ai ka filluar karrierën e tij që nga viti 2010 duke shërbyer si trajner kryesor dhe kryetar i klubit ”Vushtrria”. Gjatë kësaj periudhe, ai ka dizajnuar dhe implementuar programe trajnimi për lojtarët, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësitë e tyre teknike dhe taktike. Përveç trajnimit, ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në krijimin e një mjedisi konkurrues dhe disiplinuar në sport, duke rekrutuar dhe mentoruar lojtarë të rinj.
Në periudhën 2023 – 2024, ai ka mbajtur pozitën e Drejtorit të Përfaqësueses së Kosovës në Pingpong. Ishte përgjegjës për planifikimin dhe zhvillimin strategjik të ekipit kombëtar, koordinimin e trajnimeve dhe pjesëmarrjen në kompeticionet ndërkombëtare, si dhe menaxhimin e marrëdhënieve me organizatat ndërkombëtare të pingpongut. Angazhimi dhe përkushtimi i tij kanë kontribuar në suksesin dhe zhvillimin e këtij sporti në Kosovë.
FPPK i uron suksese në mandatin e ri./Arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...