Një grup peshkatarësh janë terrorizuar gjatë peshkimit në det të hapur, kur një peshkaqen ka ndjekur skafin e tyre për 3 orë.
Erika Almond dhe miqtë e saj shkuan për të peshkuar në Gjirin e Tampas në Kaliforni të SHBA dhe vunë re se një peshkaqen gjigand po ndiqte varkën e tyre.
Vetë peshkatarët filmuan këtë episod dhe kanë shpërndarë pamjet në rrjetet sociale.
Peshkaqeni shoqëronte skafin vazhdimisht, teksa tentonte të kafshonte motorin e mjetit lundrues.
Eksperti Robert Hueter, që studion sjelljet e peshkaqenëve, duke komentuar këtë situatë është shprehur se tashmë peshkaqenët e bardhë tashmë po migrojnë në ujëra të ngrohta në Florida.
Ai theksoi gjithashtu se sjellja e peshkaqenëve që tentojnë të kafshojnë motorët e varkave, nuk është domosdoshmërisht shenjë e të qenit agresiv./Arbresh.info/
Si të votoni me postë? KQZ-ja jep udhëzimet
Çmimi i arit shënon rritje rekord, +65% brenda një viti
Haaland i pandalshëm: Dy gola, rekord historik dhe fitore e ...
Dyshohet se vrau foshnjën, arrestohet 20-vjeçarja në Tiranë
Britania shkurton fondet kundër ndikimit rus në Ballkanin Pe...
Trump paralajmëron vizitë në Florida, zbardh temat që do dis...