Atleti i jashtëzakonshëm suedez, Armand Duplantis ka thyer rekordin botëror në kërcim me shkop për të 15-tën herë duke vazhduar të shkruaj histori çdo ditë.
‘Mondo’ i njohur performoi në atdheun e tij mbrëmjen e së enjtes dhe tregoi edhe një herë pse është ndër atletët më të mirë në histori.
Në takimin e mbyllur në Uppsala që mban emrin e tij (Mondo Classic), ai kaloi dërrasën me 5.65, 5.90 dhe 6.08 metra në përpjekjen e tij të parë, dhe pasi të gjithë konkurrentët e tij u tërhoqën, ai kërkoi që dërrasa të ngrihej në 6.31 metra.
Siç pritej, ai e kaloi limitin e vendosur në përpjekjen e tij të parë dhe e përmirësoi rekordin botëror me një centimetër.
Kjo ishte fitorja e 38-të radhazi e Duplantis në gara, dhe përveç rekordeve botërore, në të ardhmen ai do të përpiqet të kalojë edhe legjendarin Sergej Bubka, i cili e theu rekordin botëror 18 herë. /Telegrafi/
Cakolli: Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e President...
Kaq para do të fitojë Amir Rrahmani me kontratën e re tek Na...
Nagavci përgjigjet pasi LDK e propozoi Osmanin për president...
Emrat për Bordin e AKP-së, Kadrijaj: Veç a ju shërbejnë juve...
Emërohen drejtorët e bordit të AKP-së, pa votat e opozitës
Modricit i nevojitet operimi, pas lëndimit të pësuar mbrëmë ...