Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se përgjigjen për kushtet në kampin policor “Kampi policor Enver Zymeri” në Mitrovicë duhet ta japin nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës, pas publikimit të pamjeve të publikuara nga “Vox Kosova”, e ku shihet gjendja jo e mirë aty.
“Është e vërtetë që ka shumë muaj që nuk kam qenë në kampin Enver Zymeri, por përgjigjen e pyetjen e juaj duhet ta japë Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Policia e Kosovës. E nëse nuk e kanë bërë ose nuk e bëjnë, unë kujdesem që sot pasdite ta keni një përgjigje”, tha Kurti.
Edhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, sikurse shefi i tij, tha se për këtë duhet të flasin nga MPB.
“Nuk i kam pa pamjet, por prapë e përsëris, kjo është qysh e tha kryeministri, pyetje që duhet t’i bëhet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës edhe çfarëdo që të ketë nevojë”, tha ai.
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit
“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj reagon...
Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ...