Një person i mitur është arrestuar nga njësitë policore të stacionit në Lipjan, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale vjedhje e rëndë.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 3 mars 2026 në një shtëpi në fshatin Torinë, ku ishte raportuar për vjedhjen e stolive të arit dhe një shume parash.
Pas ndërmarrjes së veprimeve operative, zyrtarët policorë kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar, i cili me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.
“Pas marrjes së disa veprimeve operative zyrtarët policor, kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar (i mitur), i cili me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje. Ndaj personit të dyshuar po kryhen procedurat e nevojshme procedurale për se paku 12 vepra të natyrës se njëjtë, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të disa personave të tjerë të dyshuar te cilët dyshohet të jenë të përfshirë në po të njëjtat raste”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info
Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spi...
42 aksidente brenda javës në rajonin e Ferizajt, mbi 1 mijë ...
Berisha: Përzgjedhja e mjekut familjar do të bëhet e detyrue...
“Kur luajmë në shtëpi, jemi favoritë” – Arbeloa ...
Aksident tragjik në Vjenë, vdes një 17-vjeçare
Haradinaj: S’është ka më intereson me e taku Abdixhikun e me...