Skuadra angleze, Manchester United nuk po kërkon të nënshkruaj me ndonjë emër të madh në janar pas shpenzimeve të tyre prej 135 milionë funtesh në afatin kalimtar veror, kur transferuan Cristiano Ronaldon, Jadon Sanchon dhe Raphaël Varane.
Megjithatë, pritet të ketë disa largime të profilit të lartë gjatë janarit, ku futbollistët që pritet të largohen janë Paul Pogba, Dean Henderson, Jeese Lingard, Phil Jones dhe Danny van de Beek të gjithë mund të largohen.
Raportohet se ata mund të largohen në formë huazimi ose në mënyrë të përhershme.
Portier, Dean Henderson po kërkon të sigurojë një lëvizje huazimi në janar pasi nuk po gjen minuta të mjaftueshëm te “Djajtë e Kuq”, derisa United janë të gatshëm gjithashtu të shesin Pogban, Lingard, Jones dhe Van de Beek.
Pogba dhe Lingard janë jashtë kontratës në fund të këtij edicioni, derisa nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e saj.
Van de Beek dhe Jones janë dy emrat e tjerë që kanë luftuar për të lënë përshtypje te Ole Gunnar Solskajer.
Holandezi ka bërë vetëm një paraqitje si startues këtë sezon, ndërsa Jones nuk ka bërë ende asnjë paraqitje. Për shkak të mungesës së minutazhës, të dy lojtarët pritet të largohet./Arbresh.info
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit