Përparim Hetemaj do të luajë sot ndeshjen e tij të fundit para tifozëve të HJK Helsinki, pasi ka vendosur të pensionohet nga futbolli aktiv.
Skuadra finlandeze do të përballet me Aberdeen, në kuadër të Ligës së Konferencës, shkruan Arbresh.info.
Teksa kjo ndeshje do të jetë edhe më e veçantë, pasi drejtësinë në këtë takim do ta ndajnë gjyqtarët nga Kosova.
Genc Nuza do të jetë gjyqtar kryesor, i asistuar nga asistentët, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, si dhe gjqtari i katërt, Dardan Çaka.
Kujtojmë që Përparim Hetemaj ka djersitur fanellën e klubeve të ndryshme si Brescia, Chievo, Benevento e Reggio Calabria në Itali.
Teksa në vitin 2022 është transferuar tek HJK Helsiniki në Finland./Arbresh.info/
1 milion euro tentohen të futen në Kosovë, gjykata liron 3 p...
Aktakuzë ndaj të riut për tentim vrasjen në Pejë
Mbeti e plagosur rëndë nga sulmet izraelito-amerikane, ndërr...
Kryeministri Kurti uron Donjeta Sadikun për triumfin në ‘Str...
Zhegrova: E adhuroj këtë skuadër, e adhuroj këtë futboll
Telefonatë me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mo...