Antonio Conte ka marrë vendimin për të vazhduar aventurën e tij te Napoli, pas një marrëveshjeje të arritur me presidentin Aurelio De Laurentiis.
Sipas raportimeve të fundit, trajneri italian ka miratuar një plan ambicioz merkatoje, ku priten disa përforcime të nivelit të lartë si dhe Kevin De Bruyne është prioriteti absolut, shkruan Arbresh.info.
Conte gjithashtu do të përfitojë një rritje rroge, në përputhje me objektivat e mëdha që i janë vendosur klubit për sezonin e ardhshëm.
View this post on Instagram
Tashmë mbetet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes, ndërsa hapat formalë do të ndiqen në ditët në vijim për ta vulosur qëndrimin e Contes në “Diego Armando Maradona”.
Napoli këtë vit u shpall kampion i Italisë me 82 pikë të grumbulluara një më shumë se Interi, dhe u kurorëzua me titullin e katërt në histori të klubit.
Conte iu bashkua Napolit verën e kaluar dhe arriti sukses të jashtëzakonshëm, përkundër disa largime shumë të rëndësishme nga klubi si Khvicha Kvaratskhelia e Victor Osimhen./Arbresh.info/
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada
“Plisat” mbështesin protestën e 17 shkurtit: Ata...
Tottenham shkarkon nga detyra trajnerin
Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen në Dumni...