Gianluca Vialli po përballet me një gjendje të rënduar shëndetësore.
Legjenda italiane po qëndron në një spital në Londër pasi në vitin 2021 u diagnostifikua për herë të dytë me kancer, të cilin e kishte kaluar fillimisht në vitin 2017.
Javën e kaluar ai i dha fund prapë karrierës si trajner për t’u marrë me shëndetin.
Mediat italiane raportojnë se gjendja shëndetësore e ish-përfaqësuesit italian është përkeqësuar derisa po qëndron në spital.
“Corriere Della Sera” raporton se 58 vjeçarin kanë shkuar për ta vizituar në spital nëna e tij, Maria Teresa dhe vëllai, Nino, që fluturuan nga Italia për në Angli.
Vialli s’do të jetë në gjendje të kthehet me ta në Cramona për Krishtlindje, derisa do ta vazhdojë luftën kundër kancerit.
Ai e luajti një rol të rëndësishëm në triumfin e Italisë në Euro 2020, ndërsa ishte pjesë e stafit të Roberto Mancinit. /GE/
Janë ekzekutuar pagesat prej 100 euro për studentët
Bllokohet qarkullimi në aksin Rozhajë–Kullë
Abdixhiku: LDK nuk frikësohet nga gara, të shtunën është koh...
Begaj: Pavarësia e sistemit të drejtësisë, reforma ishte për...
Aksion në “Eko Regjioni” në Prizren, Prokuroria Speciale arr...
Shkëlqyen në fundjavë, Shaqiri dhe Saipi në formacionin e ja...