Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së shumëpritur mes Kosovës dhe Anglisë.
Mysafirët arritën të shënojnë për 0 me 1 në 15 minutat e fundit të kohës së rregullt të fraksionit të parë, shkruan portali arbresh.info.

“Tre Luanët” gjetën epërsisë pas 32 minutave lojë në stadiumin “Fadil Vokrri” të ndeshjes në kuadër të xhiros së fundit në fazën e grupeve për Euro 2020.
Skuadra e Gareth Southgate realizoi për 0 me 1 me anë të mesfushorit Harry Winks. Oxlade Chamberlain ishte asitues te goli nga mesfushori i Tottenham Hotspurit.

“Dardanët” kishin rastet e tyre me anë të kundërsulmeve por nuk arritën t’i konkretizojnë ato.
Portali arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim në lidhje me këtë ndeshje./arbresh.info/
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...