Sapo ka përfunduar ndeshja mes Tottenahmit dhe Brentford, ndeshje kjo e cila është në kuadër të xhiros së 14-të në Premier Ligë.
Goli i parë i ndeshjes është shënuar në minutën e 14-të, i cili aktualisht ishte një autogol nga Sergi Canos i cili është lojtar i Brentford.
Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat 1-0 në favor të Tottenhamit.
Ndërsa në pjesën e dytë, “The Spurs” kanë shënuar golin e dytë ku e kanë dyfishuar epërsinë.
Autor i golit ishte Son Heung-min, i cili është asistuar nga Sergio Reguilon në minutën e 65-të.
Pas kësaj ndeshje, Tottenham gjendet në pozitën e gjashtë, ku deri më tani kanë arritur t’i grumbullojnë plotë 22 pikë.
Ndërsa Brentford, gjendet në pozitën e 12-të me 16 pikë. /arbresh.info/
Qeveria e Kosovës miraton disa vendime të rëndësishme në mbl...
Komisioni për Ekonomi rekomandon miratimin e marrëveshjes sh...
Gnabry humb Kupën e Botës pas lëndimit që pësoi
Erdogan bisedë telefonike me homologun gjerman: Konfliktet n...
Haxhiu: Bordi i Paqes më 27 prill në Kuvend
Media suedeze për Naim Murselin: Suedezi u dënua për jetë si...