Florentino Pérez nuk do të jetë të dielën, më 10 maj, në lozhën e Camp Nou për El Clásico.
Kjo ishte e pritshme për shkak të marrëdhënieve të tensionuara midis Real Madridit dhe Barcelonës për ‘çështjen Negreira’.
Në fakt, presidenti i klubit madrilen nuk ka shkuar prej vitesh në lozhë për të ndjekur një ndeshje Barça-Real Madrid.
Sipas raportimeve të “El Chiringuito”, Florentino Pérez do të mungojë edhe këtë sezon në Camp Nou, një ditë kur Barcelona mund të shpallet kampione e La Ligës, ndërsa Real Madrid do ta ndjekë ndeshjen nga afër.
Marrëdhëniet midis dy klubeve janë thuajse të pakta për shkak të ‘çështjes Negreira’, ku Real Madrid është pjesë e akuzës.
Kjo ka shkaktuar një distancim të dukshëm mes dy klubeve, të cilët gjithashtu nuk kanë planifikuar një drekë zyrtare përpara El Clásicos.
Ndryshe, Barcelona në rast të një barazimi apo fitoreje në “El Clasico” do ta fitonte edhe matematikisht titullin kampion./Arbresh.info
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...