Ish mbrojtësi i Real Madridit, Pepe raportohet se ka refuzuar transferimin te Manchester City para se të nënshkruante me Besiktasin të mërkurën.
“Kam pasur oferta nga Anglia, Franca dhe Italia por zgjodha Besiktasin”, ka thënë fillimisht reprezentuesi i Portugalisë, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Cristiano Ronaldo takim sekret me drejtorin e klubit të madh evropian
Edhe pse Pepe nuk zbulon se nga cili klub pikërisht ka pasur oferta, një raport nga ‘Hurriyet Daily News’ pretendon që Pepe refuzoi transferimin te Manchester City dhe punën nën udhëheqjen e ish trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola.
34-vjeçari nënshkroi kontratë dy vjeçare te Besiktasi, ku do të fitoj 4.75 milionë euro për sezon./arbresh.info
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja