Portugalia është mposhtur nga Gjeorgjia në xhiron e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, por Pepe e ka mbrojtur performancën e Portugalisë deri më tash.
Ai ka folur para ndeshjes së 1/16 të finales të së hënës me Slloveninë.
“Nuk e di nëse keni pasur rastin të shikoni statistikat nga faza e grupeve. Portugalia është një nga skuadrat më të mira për sa i përket statistikave”, ka thënë qenërmbrojtësi veteran i Portos dhe i Portugalisë.
Dyzet e një vjeçari ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së tifozëve gjatë gjithë turneut.
“Nga ndeshja e parë deri në atë të fundit, tifozët ishin gjithmonë me ne. Më e rëndësishmja ishte fakti që në ndeshjen e parë, ndaj Çekisë, ne po humbnim dhe tifozët vazhduan të na mbështesnin. Ndoshta ishte besimi që ata kishin që na bëri të kthejmë rezultatin”, ka thënë mbrojtësi veteran./rtk
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh