Pepe ka gjasa që të vendos që t’i bashkohet Wolves në merkaton e ardhshme të muajit janar.
Pepe ka qenë duke luajtur te skuadra turke Besiktas, ku ka arritur të bëjë 52 paraqitje dhe brenda tyre ka shënuar shtatë gola dhe ka krijuar tri asistime, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, 35-vjeçari ka ndërprerë kontratën e tij në fillim të muajit dhe gazeta portugeze ‘Record’ pretendon se arsyeja prapa kësaj është paga e tij e madhe. Por, kjo nuk do të thotë që Wolves nuk do të jenë në gjendje për të nënshkruar me Pepen falas në janar.
Skuadra e sapo promovuar në Premierë Ligë është përfolur për transferimin e tij edhe gjatë verës.
Pepe është gjithashtu një klient i agjentit Jorge Mendes, i cili ka edhe klient të tjerë te Wolves si Ruben Neves dhe Diogo Jota..
Wolves aktualisht qëndron në vendin e shtatë pas 17 xhirove të zhvilluara deri tani./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/BrFrGd3npAc/
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh