Besiktas raportohet të jetë afër nënshkrimit me mbrojtësin e Real Madridit, Pepe.
Ahmet Bulut, i njohur si agjenti i Arda Turanit, është duke vepruar si një urë lidhëse ndërmjet Besiktasit dhe reprezentuesit të Pepes, Jorge Mendes, gjatë negociatave, transmeton portali arbresh.info.
“Po, unë jam aktualisht në Lisbon për Pepen”, ka thënë ai për ‘AS’. “Këtu janë klube të mëdha që janë duke kërkuar transferimin e tij, por transferimi i tij te Besiktasi është afër”
Gazeta e lartpërmendur shton se Pepe është duke kërkuar një kontratë dy vjeçare me vlerë 10 milionë euro, plus 2.5 milionë euro në tarifën e transferimit.
31-vjeçari është thënë gjithashtu se ka ngjallur interesim te klubet e tjera si Paris Saint Germain dhe Interi./arbresh.info
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh