Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka zbuluar se ai do dëshironte që në të ardhmen të jetë trajner në Kampionatin Botëror apo Kampionatin Evropian.
Guardiola ka shijuar një karrierë të shkëlqyer menaxheriale qysh pasi i dha fund ditëve të tij në fushë si lojtar dhe deri tani ka siguruar shtatë tituj në ligë dhe dy trofe në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, spanjolli ende nuk ka provuar vetën në skenën ndërkombëtare dhe pranon se ai është i interesuar më vonë për të drejtuar një klub kombëtare.
“A nuk ëndërron çdo trajner i suksesshëm për të drejtuar një skuadër kombëtare? Po, unë dua të jem në Kampionatin Botëror apo Kampionatin Evropian sërish”
“Tani, unë dua të qëndroj këtu, por nëse dikush më bënë një ofertë në të ardhmen, unë jam ende i ri”
City pritet të njoftoj brenda një të ardhme të afërt që Guardiola ka vazhduar kontratën e tij në Etihad./arbresh.info/
Kurti uron Vitin e Ri: Ju siguroj një vit të ri të sigurt dh...
Detaje nga aktakuza kundër 21 personave për Masakrën e Reçak...
Miratohet nisma për marrëveshje të sigurisë Kosovë–Mbretëria...
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimi...
“Paqe, shpresë e harmoni”: Urimi i ambasadorit britanik për ...
Tri pikat që u miratuan në mbledhjen e fundit të qeverisë pë...