Penza ka fituar Superkupën e Kosovës, duke mundur në filane Prishtinën
Periudha e parë ishte shumë e barabartë dhe me rikthime në rezultat, megjithatë, në fund të kësaj pjese, vashat vendase shkëputen për të përmbyllur këtë pjesë 22:16.
Ato vazhdojnë me lojë të mirë edhe në çerekun e dytë, duke e ngritur epërsinë në 26:16, por skuadra prishtinase nuk dorëzohet, duke shkrirë epërsinë dhe duke udhëhequr 30:31. Sërish në fund, Penza u tregua më e vëmendshme, duke mbyllur pjesën e parë në të mirë të saj 39:34.
Lojë shumë interesante u zhvillua në periodën e tretë dhe me rikthime.
Bardhekaltret nga Prishtina sërish rikthehen, duke pasur pesë pikë epërsi, 46:51, por një seri e vendaseve prej 9:0, bëri që të rikthehet rezultati në 55:51, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 58:54.
Lojë dramatike u zhvillua në 10 minutat e fundit, ku Penza ishte e përkrahur nga publikut vendas, kurse Prishtina luftoi deri në fund, ndërsa asnjëra nuk arrinte të shkëputej.
Megjithatë, në momentet e fundit skuadra e Penzës u tregua më e vëmendshme, duke triumfuar 77:71.
Kupën kapitenes së Pejës, Valbona Bytyqi ia dorëzoi kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe zëvendësdrejtoresha e Ministrisë së Kulturës së Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani. /arbresh.info/
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...