Interi është vënë pas mesfushorit të Romës dhe kombëtares italiane Lorenzo Pellegrini.
Sipas Tuttosport, Nerazzurrët mendojnë që ai do të ishte një blerje perfekte për sezonin e ardhshëm dhe klauzola e tij është 30 milionë euro.
Pellegrini ishte kthyer në Olimpico në verën e vitit 2017 për 10 milionë euro pas dy viteve te Sassuolo nën drejtimin e Eusebio Di Francescos.
Prej largimit të Di Francescos e ardhja e tij në klub është në dyshim.
22-vjeçari ka shënuar tri herë në 27 ndeshje këtë sezon, duke i zhvilluar edhe nëntë ndeshje për Italinë.
Interi kishte nënshkruar me Radja Nainggolanin verën e shkuar nga Roma, duke e dërguar në anën tjetër Nicolo Zaniolon. /Telegrafi/
Ushtarët e Zvicrës do të qëndrojnë në Kosovë deri në vitin 2...
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit