Legjenda e futbollit, Pele është liruar nga spitali.
Pele tashmë është në shtëpi dhe ndihet me plot energji.
Lajmin e ka bërë të ditur vete legjenda me anë të një postimi ne Facebook, ku ka thënë se ndihet plot energji dhe pret të luaj 90 minuta plus kohën shtesë.
Gjithashtu braziliani ka falënderuar të gjithë ata të cilët kanë shprehur shërim sa më të shpejt për të.
“Miqtë e mi, ky është një mesazh për secilin prej jush. Mos mendo për një minutë që nuk kam lexuar mijëra mesazhe dashurie që kam marrë këtu. Faleminderit shumë secilit prej jush, që më kushtuat një minutë të ditës tuaj për të më dërguar energji pozitive. Dashuri, dashuri dhe dashuri! Unë tashmë jam larguar nga ICU dhe jam në dhomën time. Unë vazhdoj çdo ditë më i lumtur, me shumë prirje për të luajtur 90 minuta, plus kohë shtesë. Së shpejti do të jemi bashkë!”, ka shkruar Pele. /arbresh.info/
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...