Peja ka arritur të shënoj fitore në ndeshjen e tretë çerekfinale ndaj Golden Eagle Yllit në Suharekë me rezultat 84-79.
Ndeshja nisi mirë për vendasit që e mbyllën çerekun e parë me rezultat 28-21, mirëpo pejanët u kthyen fuqishëm dhe ia arritën të mbyllin pjesën e parë në epërsi prej dy pikësh, 45 – 43, shkruan Arbresh.info.
Pjesa e dytë ishte e baraspeshuar me pejanët që ishin më të mirë në minutat e fundit të takimit.
Më i dalluari në fitoren e Pejës ishte Townes me 25 pikë. Me nga 10 pikë luajtën Dardan Berisha, Amin Hot dhe Morsell.
Kurse tek Ylli më i dalluari ishte Nesbitt me 20 pikë dhe Wilson me 15 sosh.
Në gjysmëfinale Peja takohet me Bashkimin./Arbresh.info
Kurti në Vushtrri: Mandati i ardhshëm do të jetë mandati i h...
Selin sjell “selfien” më të bukur me Gimbon
Egnatia shpallet kampione e Shqipërisë për të tretin vit me ...
“Betejat janë për t’u luftuar, por lufta është për t’u...
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...