Gjatë pushimeve ndërkombëtare, numri i të rejave rreth futbollit bie, gjë që hap rrugën për lajme të rrejshme.
Të martën, diçka e tillë ka ndodhur në rrjete sociale pasi tifozët e Barcelonës i janë gëzuar raporteve rreth një lëndimi që gjoja ka pësuar Neymar, transmeton portali arbresh.info.
Neymar aktualisht qëndron me skuadrën kombëtare të Brazilit për ndeshjet ndërkombëtare.
Brazili tashmë është kualifikuar në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, ndërsa mbyllin ndeshjet e tyre kualifikuese me përballjen ndaj Bolivias dhe Kilit.
Neymar u bë një figurë përçarëse gjatë verës kur u largua nga Barcelona për transferim te Paris Saint Germaini. Futbollisti nga Amerika e Jugut theu rekord botëror me transferimin prej 222 milionë euro te Paris Saint Germaini.
Pas “transferimit të shekullit” në botën e futbollit, është ende e qartë që Barcelona vazhdon të jetë e tronditur nga marrëveshja. Në fillim të verës, askush në Camp Nou nuk e ka menduar madje se Neymar do të largohej nga klubi, por e gjithë kjo ndodhi.
Tani, duket se disa tifozë të Barcelonës i urojnë më të këqijat Neymarit.
Duke punuar në këtë drejtim, ata kanë shpërndarë thashetheme në rrjete se Paulinho, i cili iu bashkua Barcelonës gjatë verës, ka lënduar Neymarin në stërvitje të martën te Brazili.
Këto thashetheme janë shpërndarë nga një numër i madh llogarish në rrjetin social Twitter duke shkruar në gjuhën arabe./arbresh.info/
https://twitter.com/Bbm7mad/status/915162698559537152
https://twitter.com/FCBW_A7/status/915210940316098560
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme