Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba thuhet se favorizon rikthimin në Juventus pavarësisht interesimit nga Real Madridi.
Pogba është përfolur shumë për largim nga “Djajtë e Kuq” gjatë verës por marrëveshja nuk u finalizua për shkak të tarifës prej 180 milionë funta, transmeton portali arbresh.info.
Por, ai ende vazhdohet të përflitet për largim në të ardhmen dhe Marca pretendon se mesfushori mund të shfrytëzojë avantazhet për refuzim të ‘Los Blancos’ për t’iu bashkuar “Zonjës së Vjetër”.

Francezi ka pasur një sezon frustrues te “Djajtë e Kuq” dhe ka qëndruar për një kohë edhe jashtë fushës për shkak të problemeve në kyç të këmbës gjatë dy rasteve.
Pogba ka humbur gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit brenda të gjitha kompeticioneve dhe Ole Gunnar Solskjaer nuk ka dhënë ndonjë siguri rreth rikthimit të tij.
Manchester United i dha fund 11 ndeshjeve pa fitore në udhëtim pas triumfit 1 me – ndaj Partizanit mbrëmjen e kaluar.
Performanca nuk ishte aspak impresive për shkak se ata regjistruar vetëm një goditje në shënjestër dhe ajo erdhi nga penaltia e shënuar nga Anthony Martial./arbresh.info/
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor