Pau Cubarsi ishte “fytyra tragjike” e ndeshjes së mbrëmshme ndaj Atletico Madridit të cilën Barcelona e humbi 0-2 në ‘Camp Nou’, sfidë e vlefshme për çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.
Ai u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 43-të, derisa menjëherë nga ajo ndërhyrje, shënoi Julian Alvarezi nga goditja e lirë për 0-1, shkruan Arbresh.info.
Mbrojtësi spanjoll ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Instagram ku ka marrë përgjegjësinë për rezultatin dhe ka kërkuar falje.
“Një veprim i vetëm mund të përcaktojë rezultatin e një ndeshjeje dhe një çifti. Ky është futbolli dhe unë marr përgjegjësi të plotë për rezultatin”.
“Ka ende shumë rrugë për të bërë. Jemi më të bashkuar se kurrë. Jemi një familje dhe gjithmonë e kemi treguar këtë. Ecim përpara me këmbëngulje dhe vendosmëri. Nuk do të dorëzohemi kurrë”, ka shkruar Cubarsi.
View this post on Instagram
Barcelona ndeshjen e kthimit e luan të martën në “Metroplitano”, ku kërkon ‘remuntadan’./Arbresh.info
Nis protesta në Tiranë, studentët marshojnë drejt ambasadës ...
Shembet mbikalimi në Korenë e Jugut, tre të vdekur
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki–Kosovë
Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje 21-vje...
Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët nisin marshi...
Shqipëria “ia vjedh” Kosovës edhe një lojtar, Blerton Isufi ...