Pas ndeshjes me Uellsin, tashmë të konfirmuar për tu luajtur në datë 20 nëntor, skuadra kombëtare e futbollit do të luajë një tjetër sfidë miqësore, në datën 10 tetor në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan.
Përballë do të jetë përfaqësuesja e Jordanisë e cila vjen në Shqipëri për tu ndeshur me ekipin e drejtuar nga mister Christian Panucci.
Kjo miqësore, sikundër edhe ajo me Uellsin do të luhet në periudhën kur zhvillohen takimet e grupeve për Ligën e Kombeve, duke plotësuar kështu edhe kuadrin e gjashtë ndeshjeve, me katër sfida zyrtare në grupin me tre përfaqësuese të UEFA NATIONS LEAGUE, si dhe dy ballafaqimet miqësore. Federatat përkatëse kanë gjetur akordin dhe zyrtarizojnë zhvillimin e ndeshjes SHQIPËRI-JORDANI.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...