Prishtina u mposht mbrëmë nga Bashkimi në ndeshjen e gjashtë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Por pavarësisht humbjes më shumë dhemb fakti i lëndimit të basketbollistit kryesor, Rashad Williams, shkruan Arbresh.info.
Basketbollisti pati një lëndim të rëndë dhe gjendja e tij u përkeqësua në palestër, pasi ra në tokë pa ndjenja.

Ai menjëherë u dërgua në spital me urgjencë, teksa gjatë ditës së sotme klubi kryeqytetas ka dal me njoftim për gjendjen e tij.
Në njoftimin e lëshuar në rrjetin social Facebook, shkruhet se ai ka pësuar një goditje të rëndë në regjionin e qafës dhe pas ekzaminimeve mjekësore i është vendosur imobilizatori në qafë dhe është liruar nga spitali.
“Për seriozitetin e lëndimit dhe kohën e rekuperimit do t’ju njoftojmë posa të kemi informacione të reja”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Sigal Prishtinës.
Kujtojmë se bardhekaltrit pas gjashtë ndeshjesh kanë katër fitore e dy humbje, teksa ndeshjen e radhës do ta luajnë ndaj Vëllaznimit./Arbresh.info
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...