Arsenal mbrëmë ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në përballjen me Chelsea.
Derbi i Londrës i takoi skuadrës së Arsenal, të cilët arritën që para tifozëve të vet të triumfojnë ndaj Chelsea me rezultatin 2:0.
Në këtë ndeshje, për “gunners” mungoi ylli i madh i skuadrës, Mesut Ozil, i cili duket të ketë probleme me përgatitjen fizike.
Megjithatë, ish reprezentuesi gjerman nuk ka harruar që pas ndeshjes të uroj shokët e skuadrës së tij.
Këtë ai e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.
“Urime për të gjithë skuadrën sonte. Lojë e mirë, Gunners” ka shkruar Mesut Ozil në profilin e tij.
Ai tutje ka shtuar disa fjalë edhe për Bellerin, i cili pësoi një lëndim: “I dëshiroj rikuperim të shpejtë Hector Bellerinit”.
Ozil nuk është se po e gjen vetën edhe aq mirë në stilin e lojës së Unai Emery. Madje, së fundmi po flitet edhe për një largim të mundshëm të lojtarit nga “Emirates”.
Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” njihet ndërkombëtar...
Lladrovci përkrah Komandant Remin: Zëri i tij do të jetë i v...
Enzo Fernández dëshiron largimin nga Chelsea, ëndërron trans...
Sveçla mban sot konferencë për media
E arritën kualifikimin në Botëror pas 24 vitesh, kjo është l...
Kultivonin kanabis në Prizren, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj...